Flash News

KRYESORE

Kombëtarja e femrave siguron fitoren e parë, mund Bjellorusinë në ‘Elbasan Arena’

Kombëtarja e femrave siguron fitoren e parë, mund Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka arritur fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2019. Kombëtarja shqiptare ka mundur me rezultatin 1-0 Bjellorusinë në ndeshjen që u luajt në ‘Elbasan Arena’.

Edhe pse kombëtarja jonë, e drejtuar nga Armir Grima, e dominoi ndeshjen goli u shënua vetëm tre minuta nga fundit nga Luçie Gjini.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria e femrave shkon në kuotën e 4 pikëve. Aktualisht vajzat kuqezi kanë zhvilluar 7 ndeshje në eliminatoret e Kampionatit Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Të fundit