Flash News

KRYESORE

Kombëtarja e Volejbollit, vajzat kuqezi munden nga Austria

Kombëtarja e Volejbollit, vajzat kuqezi munden nga Austria

Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur ditën e djeshme nga Austria me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, seti i parë në sallën sportive “Feti Borova” u mbyll me shifrat 21-25, i dyti 16-25 dhe i treti 14-25.

Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë në këto eliminatore, ku në takimin e parë përfaqësuesja kuqezi u mposht nga Kroacia.

Sfida e radhës për Shqipërinë në do të jetë me 22 gusht në Zvicër, ndaj kombëtares vendase.

 

Të fundit