Flash News

KRYESORE

“Kombëtarja nuk refuzohet”. Profili i kandidatit surprizë që promovon talentet e rinj

“Kombëtarja nuk refuzohet”. Profili i kandidatit surprizë

Kandidatëve për stolin kuqezi u është shtuar edhe ish-mesfushori i Kombetares, Arjan Peço. Edhe pse jo shume i njohur per opinionin publik, ai eshte nje ish-lojtar i Dinamos dhe Partizanit në vitet 90-të, para se te zhvendosej në Zvivër, ku u aktivizua me disa ekipe deri në sezonin 2007-2008.

Tre vite më vonë, ai nisi karrierën e trajnerit me skuadrën e Bazelit U15, duke arritur deri në ekipin e skuadrën e dytë të skuadrës së njohur, ku punon aktualisht. 43-vjeçari njihet për mbështetjen që u jep futbollistëve të rinj, teksa vellezerit Xhaka dhe vëllezërit Ajeti janë disa nga talentet e promovuar prej tij.

Pyetur nga Sport News, dy vite më parë nëse do pranonte të merrte drejtimin e ekipit kuqezi, Peço nuk e fshihte dëshirën. “Është pak e vështirë të thuash se çfarë ëndrre kam. Njëra do të ishte të bëhesha trajner i parë i Bazelit ose i një ekipi në Supërligë. Do të merrja në konsideratë edhe kombëtaret e moshave të Shqipërisë ose ekipin e parë. Megjithatë këto janë vetëm ëndrra, nuk janë plane për të ardhmen”.

Të fundit