Flash News

KRYESORE

Kombëtarja Shqiptare e futbollit për femra, luhet sot Shqipëri-Bjellorusi

Kombëtarja Shqiptare e futbollit për femra, luhet sot

Pasditen e sotme  në Elbasan Arena, Kombëtarja Shqiptare e femrave do të përballet me Bjellorusinë, një duel i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima, në orën 16:00 do të përballet për të arritur fitoren e parë.

Shqipëria ndodhet në grupin 2 me vetëm një pikë, atë të fituar pak ditë më parë ndaj Polonisë, që është skuadra e vendit të dytë në grupin tone, ndërkohë që Bjellorusia është ne vendin e parafundit me 3 pikë.

Dueli i radhës pas këtij të sotmit për Kombëtaren Shqiptare të femrave, i cili gjithashtu është i vlefshëm për eliminatoret, do të jetë më 4 shtator kundër Skocisë.

Të fundit