Flash News

KRYESORE

Kombëtarja shqiptare U-21, përcakton miqësoren me Italinë

Kombëtarja shqiptare U-21, përcakton miqësoren me Italinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit për mosha U-21, pritet të  zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Italisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të luajë miqësoren me shtetin fqinj më 11 shtator 2018.

Federata shqiptare e futbollit ka rënë dakord me U-21-tën e Italisë për këtë miqësore dhe në vazhdim pritet të percaktohet edhe orari i kësaj ndeshje.

Kujtojmë se në muajin shtator Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë edhe një ndeshje me Spanjën, të vlefshme për eliminatoret, më 6 shtator.

Të fundit