Flash News

KRYESORE

Kombinimi i qumështit me mjaltë/ Maska natyrale për shëndet të mirë të flokëve

Kombinimi i qumështit me mjaltë/ Maska natyrale për shëndet

Flokët janë një pjesë e rëndësishme e paraqitjes sonë të jashtme. Kur vjen puna tek maskat, mundohemi t’i përzgjedhim sa më me kujdes. Kombinime të ndryshme japin efekte jo të njëjta. Baza natyrale e një maske është ajo që bën diferencën.

Në këtë artikull do të shpjegojmë se si të përgatisni një recetë të kombinimit mjaltë me qumësht.

Mjalti është një antioksidant shumë i fuqishëm me aftësi të forcojë rrënjët, të hidratojë majat dhe të largojë majat dyshe. Qumështi i ushqen flokët nga rrënja, pasi është një burim shumë i madh proteinash dhe vitaminash. Nëse qumështin do ta përdorni në kujdesin ndaj flokëve, do të shikoni që me kalimin e kohës ata do të trashen dhe do të fitojnë shkëlqim.

Përgatitja e maskës

Merrni 250 ml qumësht dhe 1 lugë gjelle me mjaltë. Në një enë të thellë përzieni të dy përbërësit dhe më pas lagni pak duart me lëngun e formuar. Më pas e vendosni me kujdes në zonën problematike të flokëve tuaj. Pasi keni lyer çdo pjesë të dëshiruar, lidhini flokët me kujdes dhe lëreni të thahen për 15 minuta. Më pas kur të ndjeni që është gati, shpëlani kokën me shampo dhe zbutës si zakonisht. Këtë trajtim këshillohet që ta përdorni së paku një herë në javë për të marrë rezultatet e kërkuara./TCH

Të fundit