Flash News

KRYESORE

Komediani që imiton kandidatin rival fiton zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Komediani që imiton kandidatin rival fiton zgjedhjet presidenciale në

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir Zelenski. Fushata e 41-vjeçarit pas asnjë përvojë politike mori hov pas një fillimi të vakët, ndërkohë që votuesit po shprehen gjithnjë e më të zhgënjyer nga korrupsioni, problemet ekonomike dhe konflikti në lindje të vendit.

Presidenti Poroshenko u përpoq të mobilizonte bazën e tij me një tubim në Sheshin Pavarësia në qendër të Kievit të premten në darkë, disa orë para një debati televiziv me rivalin e tij. Zoti Poroshenko ka theksuar disa herë se rivali i tij do të shfrytëzohej nga Presidenti rus Vladimir Putin nëse zgjidhet në krye të vendit. Ai u përpoq gjithashtu të nxiste frikën se me zgjedhjen e Zelenskit do të dëmtoheshin shanset e Ukrainës për integrim në Bashkimin Evropian.

Zelenski shmangu intervistat për median, por vazhdoi deri në fund të fushatës shfaqjet komike në të gjithë vendin. Ai i mëshonte mesazhit për forcimin e lidhjeve me BE dhe NATO-n. Po ashtu ai ka theksuar nevojën për përpjekje më të mëdha për të integruar kryengritësit në lindje të vendit.

Të fundit