Flash News

KRYESORE

Komentatori i njohur i sportit: Bastet vazhdojnë të luhen, tani operojnë kompani ruse të fuqishme në Shqipëri

Gazetari dhe komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha deklaron i bindur se bastet vijojnë të luhen njësoj në Shqipëri, pavarësisht ultimatumit nga ana e Policisë së Shtetit për mbylljen e tyre.

I ftuar në emisionin  ‘Top Show’, Shakohoxha shkoi më tej duke thënë se madje kanë hyrë edhe kompani ruse të fuqishme në tregun shqiptar.

“Lokalet ku viheshin baste vetëm sa kanë hequr tabelat dhe vazhdojnë punën si më parë. Vazhdon të luhet njësoj si më parë. Kanë hyrë kompani ruse të fuqishme në tregun shqiptar. Kanë bërë faqet e tyre në shqip”, u shpreh Dritan Shakohoxha, gazetari dhe komentatori i “ Supersport”.

Të fundit