Flash News

KRYESORE

Komente ironike pas heqjes së monumentit: Rama të zëvendësojë shqiponjën e flamurit me pesë viza të bardha

Komente ironike pas heqjes së monumentit: Rama të

Vijojnë reagimet e personave të angazhuar kundër heqjes së simbolit të shqiponjës së 100 vjetorit të pavarësisë ne hyrje të kryeqytetit.

Është blogeri Olti Curri, gazetari Edi Oga dhe kryeu i Partisë Republikane që e cilësojnë vendimin si një marrësi të kryeministrit Rama.

Reagimet e plota:

Olti Curri [Bloger]: Kjo s’është gjë fare. Prisni kur ta heqë shqiponjën fare nga flamuri…edhe ta zëvendësojë me pesë viza të bardha në një pjatë të rrumbullakët.

Edi Oga [Gazetar]: Prisni sa të mbarojë viti i Skënderbeut, se do t'jua heq vulgaren edhe nga flamuri!

Fatmir Mediu [Deputet – PR]: “Marrezia e Rames nuk njeh kufi. Kushtetuta, ligji, Instutucionet per te nuk kane asnje vlere. Mjafton vetem ai dhe mendja e tij. A do te fshij cdo gje nga historia dhe kultura e Shqiperise, cdo gje qe nuk i pelqen apo qe e kane bere te tjere para tij. Paranoja e tij nuk shkon vetem ne mohim dhe mashtrim por dhe shkaterrim. Si mundet nje kryeminister te mos vleresoje nje xhest fisnik prej patriotesh te Lazim Destanit dhe familjes Destani me rastin e 100 vjetorit te pavaresie te cilet I dhuruan Tiranes shqiponjen, simbolin kombetar ne hyrje te Tiranes. Kjo sjelleje dhe perdhosje e Rames me krahasime banale per te justifikuar cmendurine e tij eshte e turpshme.

Të fundit