Flash News

KRYESORE

Komente rreth banderolës/ Lojtari i Partizanit: E papranueshme, të merren masa. Gazetari: Policia shmangu një kasaphanë

Komente rreth banderolës/ Lojtari i Partizanit: E papranueshme, të

Banderola e shpalosur nga tifozët e Tiranës gjatë derbit kryeqytetas ka shkaktuar shumë debate. Një koment për të e ka dhënë edhe lojtari i Partizanit Lorenc Trashi, gjatë një prononcimi për ‘Report TV’.

“Banderola, e Kam parë pas ndeshjes. Nuk e kam vënë re. Është banderolë që duhet të merren masa është e papranueshme të ndodhi kjo”, ka thënë Trashi.

Të ftuar në studion e ‘Report Tv’, kanë qenë edhe gazetarët sportivë, Ervin Baku dhe Tami Kona, të cilët kanë dhënë komentet e tyre rreth kësaj ngjarje, sipas të cilëve ka ardhur pasi rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit i ka kaluar caqet.

Ndër të tjera, Baku e cilësoi tepër të nevojshme ndërhyrjen e policisë gjatë ndeshjes, pasi gjërat mund të kishin përfunduar shumë më keq.

“Nëse nuk do të ndërhynte policia do të bëhej kasaphanë. Kishte një tel elektrik që në tribunën e Partizanit të shpërthenin kapsolla. Është bërë kontrolli edhe nga policia”, ka thënë Baku ndër të tjera.

Të fundit