Flash News

KRYESORE

“Komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”, Selena Gomez heq dorë nga rrjetet sociale

Selena Gomez është një nga këngëtaret më të suksesshme në gjithë botën. E ndjekur dhe e pëlqyer shumë sidomos nga të rinjtë, jeta e saj profesionale dhe personale është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Që pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena si duket po përpiqet të shijojë jetën por ajo sapo ka marrë një vendim të cilin fansat nuk do e pëlqejnë shumë.  Ajo ka vendosur të mbyllë sërish llogarinë e saj në Instagram dhe u ka bërë thirrje të gjithëve se komentet negative dëmtojnë shumë ndjenjat e dikujt.

Mesa duket, Selena është mërzitur nga komentet negative dhe dëshiron që të bëjë pushim të plotë nga rrjetet sociale.

Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote!

Përditësim:Po marr një pushim nga mediat sociale. Përsëri. Sa më shumë që u jam mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh, unë jam po aq mirënjohëse që jam në gjendje të tërhiqem dhe të jetoj jetën time dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt,”- shkruan Selena.

Mos ndoshta Justin është arsyeja e vërtetë? Mbase Selena është lodhur teksa sheh dashurinë e tij me Hailey-n.

Të fundit