Flash News

KRYESORE

Komentet për takimin me Putin, Trump kritika mediave: Lajmi i rremë po merr dhenë

Komentet për takimin me Putin, Trump kritika mediave: Lajmi i rremë po

Presidenti amerikan, Donald Trump i është përgjigjur komenteve të bëra sa i takon qëndrimit të tij në takimin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në Twitter, Trump e cilëson si të mirë takimin me Presidentin rus por thotë se fatkeqësisht ai nuk po raportohet si i tillë.

“Teksa kisha një takim madhështor me NATO-n, ku u diskutua për shuma të mëdha parash, pata një takim akoma edhe më të mirë me presidentin rus, Vladimir Putin. Fatkeqësisht, nuk po raportohet si i tillë. Lajmi i rremë po merr dhenë”, shkroi Trump.

Donald Trump u kritikua r për qëndrimin kundër shërbimeve amerikane të Inteligjencës dhe pro Rusisë, në çështjen e hetimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Të fundit