Flash News

KRYESORE

Komenti i Dom Gjergj Metës për shembjen e Teatrit: Vetëm një ngjarje ka ndodhur në 4 e 30 të mëngjesit, ishte tërmeti që na zgjoi

Komenti i Dom Gjergj Metës për shembjen e Teatrit: Vetëm një

“Vetëm një ngjarje ka ndodhur në 4 e 30 të mëngjesit, ishte tërmeti që na zgjoi.”

Kështu u shpreh kleriku katolik Dom Gjergj Meta, i ftuar në emisionin Provokacja me gazetarin Mustafa Nano,për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa preferoi që debatin ta komentojë shkurt.

Për Gjergj Metën palët politike në Shqipëri janë inekzistente: ato kërkojnë vetëm pushtet.

 “Unë nuk kam hyrë në debatin teatri po, teatri jo. Debatin e kam mes mikut Stefan Çapaliku. Raporti im me teatrin është si i çdo njeriu të zakonshëm. Veten time e mbaj as majtas, as djathtas, por të krishterë.

Kategoritë e majta dhe e djathta në Shqipëri janë inekzistente. Janë dy kategori që duan pushtet. Kaq.

Të jesh i majtë e të duash të jetosh në superluks kjo s’ quhet e majtë. A do të jetë më i mirë apo më i keq teatri se di”, tha Dom Gjergji.

Ai shprehu keqardhje për dhunën e ushtruar në protestë nga policia, si në rastin e gazetarit Alfred Lela.

“Shpreh keqardhje për dhunën e ushtruar nga policia në mënyrë tinëzare. Më vjen keq për dhunën e ushtruar edhe për mikun tim Alfred Lela”, përfundoi Meta.

Të fundit