Flash News

KRYESORE

Komenti i DW për refuzimin e Cakajt: Meta dhe Bushati në të njëjtën linjë me Gjermaninë

Komenti i DW për refuzimin e Cakajt: Meta dhe Bushati në të

Media gjermane, Deutsche Welle ka analizuar përplasjen e Presidentit Meta me kryeministrin Rama për rastin ‘Cakaj. Në komentin me titull: “Shqipëri: Krizë institucionale presidencë - kryemninistri?”, pasqyrohet kronologjikisht të gjitha qëndrimet e dy institucioneve, ndërsa evidentohet se mos-dekretimi i 28-vjeçarit Cakaj nxjerr në pah problemet mes dy institucioneve.

“Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Ilir Meta nxjerr në pah krizën mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë në Shqipëri. Një krizë e shpallur publike mes institucioinit të Presidencës dhe Kryemnistrisë rrezikon të thellohet. Shkaku që del në sipërfaqe është refuzimi i presidentit Ilir Meta për të dekretuar ministër të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn nga Prishtina, të propozuar nga kryeministri Edi Rama për këtë post, pas ndryshimeve të thella në qeverinë e tij, dy javë më parë, që përfshinë edhe largimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati”, shkruan DW.

DW nuk anashkalon as qëndrimet e ndryshme të Ramës dhe Metës lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, të cilët kanë qëndrime të ndryshme; kryeministrin është pro, Meta është pozicionuar publikisht kundër.

“Duket se shkaku real është qëndrim i ndryshëm i presidentit Meta dhe Ministrit të Jashtëm Bushati, ndaj mundësisë për të normalizuar marrdhëniet Kosovë- Serbi përmes ndryshimit të kufijve. Presidenti Meta dhe ministri Bushati  nuk e mbështesin këtë opsion, duke qënë kështu në të njëjtën linjë me qëndrimin zyrtar të  Gjermanisë. Kryeministri Rama ka evituar të deklarojë qëndrimin e tij, duke lënë të kuptohet që mund edhe të mos e përjashtojë si opsion.  Si Meta edhe Bushati kanë shprehur në mënyrë konseguente idenë, se ndryshim i kufinjve sjell rreziqe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, përfundon DW.

Të fundit