Flash News

KRYESORE

‘Komenti i famshëm i shqiptarëve’, Ermal Mamaqi e përdor me Elvana Gjatën

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë miq prej kohësh. Madje vetë këngëtarja ka rrëfyer se Ermali ka qenë mbështetja e e saj e parë në karrierën muzikore pasi ajo u skualifikua nga “Ethet e së Premtes”.

Ata gjithmonë e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëlla e motër dhe Ermali nuk i kursen shakatë kundrejt këngëtares.

Në një foto që ka postuar Elvana Gjata  ku shfaqet me një veshje tejet elegante në Instagram, Ermali e ka ngacmuar përsëri duke komentuar me batuten e fasmshme që ‘farefisi’ u bën nipave e mbesave në rrjete sociale.

“Shpirt i hallës”, ka komentuar Ermal Mamaqi në foton e Elvanës duke e shoqëruar komentin me emoji të buzëqeshur.

Të fundit