Flash News

KRYESORE

Komenti i ndeshjes Kosta Rika - Serbi, TVSH-ja i bën dalje Kosta Grillos

Komenti i ndeshjes Kosta Rika - Serbi, TVSH-ja i bën dalje Kosta Grillos

Deklaratat e komentatorit të TVSH-së, Kostandin Grillo të bëra në një emision televiziv se ishte tifoz i Serbisë kanë shkaktuar mjaft polemika veçanërisht në Kosovë.

Megjithatë, për të shmangur agravimin e mundshëm e situatës duket se ka menduar edhe stafi TVSH-së, i cili në komentin e ndeshjes Kosta Rika – Serbi kishte vendosur gazetarin Alban Hasani dhe jo Grillon, shkruan Politiko.al.

Sa i takon deklaratave të tij, Drejtori i Departamentit të Sportit në TVSH, Pano Xhixho ka deklaruar se komentatorët janë të lirë të mbështesin ekipin duke shtuar se Grillo punon me kohë të pjesshme në TVSH.

Kosta Grillo, pas kërkesës së Tifozëve Kuq e Zi, u kujton trofeun e vetëm të Shqipërisë të fituar nga një serb

Të fundit