Flash News

KRYESORE

Komentuesi, ironi me Ramën: Erdhi dita që forcat e armatosura të kthehen në fshesaxhinj!

Sarandë/ Zbarkojnë Forcat e Armatosura, pas shpalljes së emergjencës mjedisore. Kryeministri Rama poston fotot e aksionit për pastrimin e qytetit…  

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke na përshëndetur me pamje nga aksioni i Forcave të Armatosura në Sarandë.

 Sipas Ramës, pas shpalljes së emergjencës mjedisore, kryesisht në pikat kufitare dhe zonat bregdetare FA ka zbarkuar në këto ditë të nxehta për pastrimin e zonave të ndotura nga mbetjet.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë - Qafë Botë - Sarandë.

Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të paster”, shkruan kryeministri. Por komentet ndj tij kane qene te pameshira!

Të fundit