Flash News

KRYESORE

Komentuesit: Pabukse, shkoni prapë punoni në “call center”; dy vajzat e ‘Big Brother’: Jemi krenare

Komentuesit: Pabukse, shkoni prapë punoni në “call

Janë takuar me fansat e tyre të shumtë, përmes një videoje “live” në Instagram dy konkurrentet e eleminuara rishtaz nga “Big Brother”. Ambra dhe Dona ndodheshin bashkë në qytetin e Shkodrës, e në një kafene atje u shfaqën në rrjetin social të kaçurrelses, që numëron mijëra ndjekës. Vajzave iu drejtuan pyetje të shumta e ajo më e shpeshta ishte se kush sipas tyre, do të shpallej fitues i këtij edicioni të “Big Brother”, shkruan Who. Vajzat u shprehën se duke parë se sa shumë mbështetës kanë jashtë, me shumë gjasë fitojnë Danjeli dhe Fotinia.

Në mesin e komenteve ka pasur edhe shënime negative. “Kur u bëtë dhe ju të famshme që nuk kishit rroba për të veshur”, ose “Pabukse! Shkoni tani punon prap në ‘call center’”… Vajzat nuk janë ofenduar aspak, madje duke qeshur i kanë lexuar me zë të lartë komentet. Ambra dhe Dona u shprehën se ndihen krenare dhe se puna në “call center” është më e mira që kanë bërë ndonjëherë.

Të fundit