Flash News

KRYESORE

"Komision për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ", Ruçi letër grupeve parlamentare: Ky është afati i fundit për propozim

"Komision për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ",

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare, ku ka kërkuar ngritjen e një komisioni të posaҫëm parlamentar.

Sipas asaj që shkruhet në letrën e Ruçit, ky Komision do të ngrihet për të zgjedhur anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht: Komisionieri, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Më tej, në letër thuhet se afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator 2020, ndërsa vendimi për ngritjen e Komisionit pritet të merret në Konferencën e Kryetarëve.

Kujtojmë se ditën e djeshme, presidentit Ilir Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Letra e plotë:

Lënda: Për ngritjen e komisionit të posaҫëm parlamentar për zgjedhjen e Komisionierit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

I nderuar zoti Kryetar,

Bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020.

Duke ju falenderuar,

KRYETARI

Gramoz RUÇI

Të fundit