Flash News

KRYESORE

Komisionerët “braktisin” procesin, katër bashki nuk kanë nisur ende numërimin e kutive

Komisionerët “braktisin” procesin, katër bashki nuk

Ndërsa në mbi 27 bashki të vendit është mbyllur procesi i numërimit, duke shpallur edhe fituesit e parë në radhët e PS, në katër bashki të tjera nuk ka nisur ende numërimi i asnjë prej votave të grumbulluara nga votimi i ditës së djeshme.

Mësohet se nga ky proces ka mbetur mbrapa bashkia e Kurbinit, Shijakut, Kavajës dhe Peçinit pasi komisionerët kanë ndërprerë punën për shkak të lodhjes, për t’u rikthyer sërish pas disa orësh.

Po ashtu, numërimi në disa KZAZ në Tiranë ka nisur, por është ndërprerë për shkak të lodhjes në orët e para të mëngjesit. Konkretisht, puna është pezulluar në KZAZN 35, KZAZ nr 39 dhe KZAZ nr, 28 në Paskuqan.

Të fundit