Flash News

KRYESORE

Komisionerët e LSI minuan zgjedhjet e 2017-tës; Meta kritika SPAK: Dosja të hetohej me kohë; ishte një çështje e krimit të organizuar

Komisionerët e LSI minuan zgjedhjet e 2017-tës; Meta kritika SPAK:

Presidenti Ilir Meta ka komentuar lëvizjen e SPAK, e cila ditën e sotme dha vendimin për arrestimin e 22 komisionerëve të partive politike PD-PS-LSI dhe PR për krime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 2017. Në një intervistë për “A Show” në Syri TV me gazetarin Adi Krasta, Meta është shprehur i pakënaqur, teksa thekson se “ngadalësia me të cilën po punohet me këtë dosje është e jashtëzakonshme”.

Ndërsa thekson se kjo “nuk është një çështje komisionerësh dhe administratës zgjedhore, por e krimit të organizuar”, Meta i ka bërë një thirrje “banditëve” të vendit, duke i paralajmëruar të mos ofrojnë “shërbime elektorale për politikën”, pasi ka nisur monitorimi i tyre në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një dosje që duhet të ishte shteruar me kohë, nga Prokuroria dhe SPAK, ka qenë kërkesë e Bundestagut, ngadalësia është e jashtëzakonshme. Kjo nuk është çështje komisionerësh dhe administratës zgjedhore, por kjo është një çështje e krimit të organizuar të përfshirë në përmbysjen e rezultateve kriminale. Priten rezultate në këtë drejtim dhe nëse nuk vijnë, do të hetohen këto dosje pas zgjedhjeve të ardhshme. I bëj thirrje të gjithë banditëve të mos ofrojnë shërbime për partitë politike, sepse ka nisur monitorimi i të gjithë bandave në të gjithë Shqipërinë. Dhe i bëj thirrje të gjithë drejtuesve të policisë së shtetit dhe institucioneve të sigurisë, të bëjnë detyrën e tyre, të mos u binden asnjë urdhri politik dhe të godasin të gjithë elementët kriminalë që tentojnë të ofrojnë shërbime elektorale”, u shpreh Meta.

Të fundit