Flash News

KRYESORE

Komisioneri Hahn dhe kryeministriat e Ballkanit mblidhen sot në Durrës, axhenda e takimit

Komisioneri Hahn dhe kryeministriat e Ballkanit mblidhen sot në

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një takim të përbashkët në vilat qeveritare në Durrës.

Në qendër të diskutimeve mes tyre do të jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Liderët e Ballkanit pritet të diskutojnë edhe mbi integrimin ekonomik, si dhe për krijimin e një zone ekonomike të rajonit, një projekt tashmë i nisur.

Në njoftimin zyrtar Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, thotë se, “Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Axhenda:

Disa nga temat e diskutimit do të jenë: Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian; Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;

Marrëveshja Roaming; Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

 

Të fundit