Flash News

KRYESORE

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Várhelyi: Shkupi dhe Tirana janë gati për nisjen e negociatave

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Várhelyi: Shkupi dhe Tirana

Komisioneri evropian për Politikat e Fqinjësisë të BE-së dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi deklaroi se do të vazhdohet që të punohet edhe më fort që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit. Ai ishte në Shkup, ku u takua me kryeministrin teknik Oliver Spasovski, e tha se në muajt në vijim do të shtohet bashkëpunimi dhe puna e përbashkët me kryeministrin maqedonas.

“Deri sa të jemi te integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor, ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më fort që kjo të bëhet realitet. Duhet që të përshpejtojmë procesin dhe të japim një dinamikë tjetër që të jetë më e besueshme për ne dhe për rajonin.

Ne duhet të punojmë në bazë të asaj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për fillimin e negociatave, nuk ka ndryshim në këtë. Kjo do të thotë se duhet të kemi vendim pozitiv nga Komisioni Evropian para samitit të Zagrebit këtë vit, që do të mbahet në maj”, tha Varhejn, që shtoi se do të punohet edhe për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Edhe Kroacia, që kryeson BE-në në 6 muajt e parë e ka bërë të qartë se do të punojë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen pjesë e unionit.

Të fundit