Flash News

KRYESORE

Komisioneri i Lartë për Refugjatët publikon shifrat rekord: Ja sa është numri i të shpërngulurve në vitin 2016

Komisioneri i Lartë për Refugjatët publikon shifrat rekord: Ja sa

Numri i të shpërngulurve të brendshëm dhe refugjatëve si pasojë të konflikteve në botë arriti një rekord të ri prej 65,6 milionë personash në vitin 2016, njoftoi sot Komisioneri i Lartë për Refugjatët (HCR), veçanërisht i shqetësuar për shpërnguljet nga Sudani i Jugut.

“Shifra e përgjithshme prej 65,6 milionë është në rritje të lehtë në raport me 65,3 milionë në vitin 2015”, deklaroi Komisioneri për Refugjatët, Filippo Grandi gjatë prezantimit të raportit vjetor të agjencisë së OKB-së.

Kjo shifër përkon mesatarisht me një person në 113 që jeton i shpërngulur sot në botë.

Pjesa dërmuese e të shpërngulurve në botë lidhet me shpërnguljet e brendshme të personave brenda vendit të tyre, ku numri ka arritur 40,3 milionë në fund të vitit 2016.

Rreth 10,3 milionë ishin refugjatë ndërkombëtare këtë vit, me një rënie të lehtë në raport me vitin 2015 që ishin 12,4 milionë.

Të fundit