Flash News

KRYESORE

Komisioneri për Zgjerim bën të qartë kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare: Gjykata Kushtetuese

Komisioneri për Zgjerim bën të qartë kushtin për

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka qartësua një prej kushteve kryesore për nisjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare dhe më tej vijimin e procesit të hapjes së negociatave me BE është ngritja dhe funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat,l ai vlerësoi edhe insistimin e presidentit Ilir Meta për plotësimin e vendeve vakante.

"Kushti ynë është i qartë, duhet të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale për nisjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare. Unë shoh angazhimin e presidentëve për plotësimin e vendeve të lira në këtë institucion. Ne inkurajojmë punën e bërë në mënyrë që të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale" - tha Varhelyi.

Lexo edhe: 

https://politiko.al/progres-raporti-i-ke-per-shqiperine-gati-per-konferencen-e-pare-nderqeveritare-problem-gjykata-kushtetuese-dhe-ligji-per-median/

Të fundit