Flash News

KRYESORE

Komisioneri për Zgjerim i BE-së takohet me Ramën, diskutojnë për donacionet dhe reformat

Komisioneri për Zgjerim i BE-së takohet me Ramën, diskutojnë

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Romë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, ku diskutuan për organizimin e konferencës së donatorëve për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjithashtu u diskutua edhe për integrimin e vendit në union.

Komisioneri për Zgjerim të BE-së shkroi në Twitter për takimin, ndërsa tha se është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë.

“Zhvilluam një bisedë të mirë me Edi Ramën në Romë ku rikonfirmuam rekomandimin e KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë. Pas tërmetit që preku muajin e kaluar vendin, BE po përgatit konferencën e donatorëve për vitin e ardhshëm.”, ishte mesazhi i Olivér Várhelyi-t.

Të fundit