Flash News

KRYESORE

Komisioneri për Zgjerim në BE: Gjykata Kushtetuese të jetë gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka mirëpritur hapjen e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Oliver Varhelyi iu ka bërë thirrje palëve politike në Shqipëri të mbështesin pa vonesë procesin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo duhet të jetë funksionale brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan Varhelyi.

Të fundit