Flash News

KRYESORE

Komisioneri Publik ankimim në KPA: Dritan Peka nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë

Komisioneri Publik ankimim në KPA: Dritan Peka nuk plotëson kushtet

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka shkuar një tjetër ankimim nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komisioneri Publik vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Dritan Peka nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Dritan Peka.

Të fundit