Flash News

KRYESORE

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin: Hetimi nuk është i plotë

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin: Hetimi nuk

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj, pasi dyshojnë se  hetimi nuk është i plotë.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit”.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Të fundit