Flash News

KRYESORE

Komisionet parlamentare do të punojnë online, Ruçi: Do të miratojmë aktet normative dhe masat e marra nga qeveria

Komisionet parlamentare do të punojnë online, Ruçi: Do të

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njofton se kuvendi do të nisë këtë javë nga puna për të miratuar aktet normative dhe masat e qeverisë mbi situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Në një mesazh publik, ai lajmëron se puna do të zhvillohet online në përputhje me rregullat parandaluese për përhapjen e Covid 19.

Ruçi thekson se Kuvendi vlerëson qëndrimin e Presidentit dhe partive politike.

“Në emër të këtij qëllimi tē lartë, Kuvendi do të miratojë aktet normative dhe masat e marra nga Qeveria, puna për të cilat ka filluar.

Deputetët e Kuvendit, duke respektuar kufizimet dhe në pajtim me rregullat e vendosura, janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe agjencitë shtetërore dhe ndjekin me vëmendje punën e tyre.

Në përshtatje me kushtet e reja të krijuara, komisionet parlamentare do të fillojne këtë javë shqyrtimin e projekt-akteve ligjore, duke punuar online.

Të gjitha shërbimet esenciale të Kuvendit janë në punë dhe kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit online, derisa të krijohen kushtet për funksionimin nomal.

Kuvendi i Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë në lartësinë e funksioneve e detyrave të tij, në shërbim të qytetarëve”, deklaron kreu i Kuvendit.

Po ashtu Ruçi, iu drejtohet qytetarëve shqiptarë me një mesazh, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Duke e cilësuar COVID-19 një armik të rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, Ruçi shpreh solidaritet me të gjithë shqiptarët “për sakrificat dhe kostot që përballojmë në betejën për mbrojtjen e jetës”.

Në këto ditë të vështira, kur të gjithë ne, si mbi një miliard njerëz në botë, jemi mbyllur në shtëpi, për tu mbrojtuar nga korobavirusi Covid -19, ky armik i rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, shpreh solidaritetin me të gjithë ju, për sakrificat dhe kostot që përballojmë në betejën për mbrojtjen e jetës.

Jeta njerëzore është e drejta e vetme supreme dhe në emër të jetës së secilit prej nesh, fëmijëve, motrave, vëllezërve, prindërve, gjyshërve dhe gjithë të dashurve, le t’i kushtohemi të gjithë, me të gjitha liritë e detyrimet tona, në shërbim dhe në mbrojtje të jetës.

Sa më i madh të jetë përkushtimi, aq më e shkurtër do të jetë koha kur do të dalim e do të shpëtojmë nga ky rrezik global”, thuhet në mesazhin e Ruçit.

Të fundit