Flash News

KRYESORE

Komisioni i Emergjencave në Shkodër, Basha ultimatum qeverisë: Shpall menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës po marrin pjesë në Komisionin e Emergjencave që po mbahet për shkak të përmbytjes së disa zonave.  Basha shprehu mbështetjen ndaj të gjithë banorëve, si dhe u kërkoi që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.  

“Janë mbi 100 familje të rrethuar aga uji. Kjo është një gjendje emergjence. Këto familje janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të mungesës së ujit të pijshëm. Shërbimi arsimor ka ndaluar aktivitetin e tyre ndërsa zona bujqësore blektorale është shpartalluar. Raportohet për qindra dëme në bagëti.  Dua t’ju drejtoj një apel të gjithë banorëve të rrethuar nga uji që t’iu binden thirrjeve të autoriteteve lokale sepse siguria është mbi të gjitha”, tha ndër të tjera Basha.

Kryedemokrati i bëri thirrje Qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës, duke e konsideruar krim mosveprimin në këtë rast.

“Ndihmat e ardhura nga Qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme. Ndihmat e shpërndara janë marrë nga rezervat e bashkisë. Mos shpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore , konsekuencë e mosveprimit, vepër penale. Dua t’i drejtoj sot një apel  të drejtpërdrejtë të shpallin gjendjen e  emergjencës”, tha ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Të fundit