Flash News

KRYESORE

“Komisioni Evropian është treguar naiv”, Krichbaum i prerë: Krimi i organizuar në qarqet më të larta të qeverisë

“Komisioni Evropian është treguar naiv”, Krichbaum i

Kryetari i Komitetit të Bundestagut të Evropës, Gunther Krichbaum (CDU), shprehet i prerë se në këtë moment është qartësish kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Media gjermane welt.de shkruan se shkak i këtij vendimi të Krichbaum, është pikërisht krimi i organizuar që shpesh arrin dhe në nivelet e larta të qeverisë.

“Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, "i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë" argumenton politikani i CDU”, teksa shton më tej se Komisioni Evropian ka "treguar naivitet në këtë çështje".

"Hapja e negociatave është e parakohshme", ndonëse Shqipëria ka nisur "reforma të shumta", për shembull në gjyqësor, ato duhet "të zbatohen tani tërësisht", u shpreh deputeti gjerman.

Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre.  Ai i tha Kryeministrit Socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çshtjeve europiane të Bundestagut. Në polemiken, Krichbaum ishte treguar poshterues ndaj Ramës thonë deputetet.

Të fundit