Flash News

KRYESORE

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, mbledhja me dyer të mbyllura për informacionin e SHISH

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, mbledhja me dyer të

Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vijuar me dyer të mbyllura përkohësisht, pasi anëtarët votuan pro propozimit të kryetarit Ulsi Manja që mbledhja të zhvillohet pa praninë e mediave për shqyrtimin e informacionit të klasifikuar që përmendi Meta dhe të ofruar nga SHISH.

Bëhet fjalë për një material të klasifikuar si sekret shtetëror dhe që sipas deklaratës së presidentit në seancën dëgjimore në komision për djegien e Kuvendit dhe vendimin e tij për anulimin e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Material i ri që ka mbërritur nga zyra e presidentit të republikës do të vijohet me dyer të mbyllura. Pasi kolegët të njihen me përmbajtjen e këtij informacioni do të vijojmë sërish mbledhjen me median, sipas ligjit”, u shpreh Manja.

Në këtë mbledhje po administrohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias për anulimin e zgjedhjeve.

Të fundit