Flash News

KRYESORE

Komisioni hetimor për ‘Tahirin’ do drejtohet nga Paloka, ja deputetët e PD-së që do jenë pjesë

Komisioni hetimor për ‘Tahirin’ do drejtohet nga Paloka, ja

Kuvendi do të miratojë sot ngritjen e komisionit hetimor sa i takon çështjes ‘Tahiri’.

Komisioni do të ketë 11 anëtarë, ku PD do të ketë kryetarin e komisionit ndërsa do të jenë 6 anëtarë nga ana e mazhorancës.

Komisioni ka një afat pune prej tre muajsh dhe do të drejtohet nga Edi Paloka ndërsa nënkryetare do të jetë Ermonela Felaj. Politiko.al ka mësuar se pjesë e komisionit do të jenë edhe deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe Myslim Murrizi. Një anëtarë do të jetë nga radhët e LSI-së ndërsa pjesa tjetër nga PS.

Komisioni do të kontrollojë veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z ish-Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri./Politiko.al

Të fundit