Flash News

KRYESORE

Komisioni Hetimor për “Tahirin” nis me përplasje, Fino: Mos më komento mua; Paloka: Të drejtën e fjalën e kam fituar që në ’90-ën

Ka nisur sot Komisioni Hetimor për çështjen “Tahiri”, nën drejtimin e Edi Palokës dhe përfaqësues të opozitës (PD DHE LSI) dhe mazhorancës së majtë. Ndonëse mbledhja nuk zgjati më shumë se 30 minuta, nuk kanë munguar edhe përplasjet mes përfaqësueseve të opozitës dhe mazhorancës, lidhur me përcaktimit e datës së mbledhjes së radhës për diskutimin e rregullores në parim.  

Sipas Palokës, Komisioni do të vijojë për 6 muaj dhe rregulloret në përgjithësi janë shabllone e bazohen në kushtetutë për miratimin e saj me vonë.

Ermonela Felaj mori menjëherë fjalën dhe kërkoi që mbledhja të zhvillohet të hënën e ardhshme, por ky propozim është kundërshtuar nga deputetët e PD, pasi sipas tyre është një kohë e gjatë dhe shqyrtimi i neneve nuk kërkon kaq shumë kohë në dispozicion.

Ermonela Felaj: Hetimin s’mund ta hapim që sot, kërkojmë planin paraprak të hetimit, çfarë keni në plan të hetoni. Donim të kishim një përfaqësues nga ju dhe një nga ne për ta parë rregulloren dhe në mbledhjen tjetër të miratojmë në funksion të komisionit. Propozojmë që mbledhja të zhvillohet pas një jave.   

Enkelejd Alibeja: Rregullorja s’ka më tepër se 24 nene. Janë rregullore që janë përdorur në çdo komision hetimor, dhe nuk varet nga objekti i komisionit hetimor. Që sot me njërin prej jush, që pas mbarimit të mbledhjes të detajojmë mospërputhjet me rregulloren, që të mos bëhemi pengesë.

Pjerin Ndreu: Të hënën tjetër s’jemi të disponueshëm, na dërgoni me e-mail pasi kemi angazhime të tjera.

Ermonela Felaj: Rregulloret nuk kalohen kaq formalisht. Ka momente që ligji s’parashikon detaje, kur ka kërkesa të caktuara që mund të kemi edhe debat. Një javë kohë na mjafton të vijmë me draft të dakordësuar.

Flamur Noka: E vendosim çdo ditë të hëne , në këtë orë për miratimin e rregullores,

Bashkim Fino: Në kuadër të propozimit të Alibeja, një përfaqësues nga ju dhe një nga ne të ulet gjatë kësaj kohe e të na i dërgojnë përfundimet ne e-mail dhe ta miratojmë menjëherë pa u futur në diskutim, vetëm ngremë dorën dhe dëgjojmë planin paraprak të hetimit tuaj. Ta mbyllim sa më shpejt komisionin, ndoshta edhe për 3 muaj

Paloka: Jam dakord me propozimin tuaj. Vendosim që të hënën tjetër të shtyhet komisioni

Në këtë moment ka ndërhyrë sërish Fino dhe është përplasur me kreun e komisionit Edi Paloka.

Fino: Mos bëni koment të komentit tim, ju pëlqen,  s’ju pëlqn diskutimi im pak rëndësi ka.

Paloka: S’kam ndonjë dëshirë të madhe për t’ju komentuar, por meqë folët për precedentët edhe unë për precedentët fola. Ti s’më jep të drejtën e fjalës së e kam fitua që në -90, do ecim në zbatim të rregullores dhe ligjit, jam unë këtu kryetari.

Në përfundim, u vendos që sekretare e komisionit të jetë Klotilda Bushka, si propozim i PS, pasi opozita nuk e pati një kandidaturë të tillë.

Çfarë parashikon komisioni

Komisioni Hetimor është kërkuar nga opozita dhe synon që lidhur me çështjen “Tahiri” synon shtetin e së drejtës me qëllim parandalimin e pasojave negative për qytetarët dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete institucionale. Detyrat e këtij komisionit hetimor do jenë kontrolli i veprimeve e organeve shtetërore për trafikimin e narkotike përfshirë çështjen që po heton prokuroria me Tahirin. 

Të fundit