Flash News

KRYESORE

Komisioni Hetimor, Ylli Manjani: Opozita po pranon se fajin e paska patur Saimiri; Rama po ia hedh pa u lagur

Komisioni Hetimor, Ylli Manjani: Opozita po pranon se fajin e paska patur

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk e mbështet nismën e opozitës për të ngritur një Komision Hetimor për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas Manjanit, me këtë komision, opozita pranon se fajin për kanabizimin e paska patur Tahiri dhe se kryeministri Edi Rama do shpëtojë pa u lagur.

Reagimi:

Ç’nuk do jepte KryeRilindasi që Saimir Tahiri sot të ishte i LSI…

‪Do t’i bënte një gjyq publik fantastik! Jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte! Jo se nuk ia ka bërë edhe në këto kushte, por po të ishte me LSI, do t’i ngjiste shumë!

Ndërkohë opozita ia fut krejt kot me këtë Komisionin Hetimor për Saimirin! Saimiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet!

Ai iu dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë “pa lagur” drejtuesin e biznesit kriminal të kanabizmit, KRYEMINISTRIN!

Kështu Rama i lan duart përfundimisht nga krimi që bëri me kanabisin!

Edhe opozita pranon se “fajin” e paska patur Sajmiri…

Shumë gabim!

Të fundit