Flash News

KRYESORE

Komisioni i Ligjeve miraton shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, dy deputetë abstenim

Komisioni i Ligjeve miraton shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë

Komisioni i Ligjeve është mbledhur online ku ka vendosur shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore lidhur me situatën e pandemisë, deri më datën 23 qershor.

Me vetëm 2 vota abstenim të Alban Zenelit dhe Andi Përmetit, vendimi për shtyrjen deri në 23 qershor u miratua nga anëtarët e tjerë të komisionit.

Në fjalën e tij, ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky vendim ndihmon në uljen kurbës së përhapjes se COVID-19.

"Duke qenë se jemi të gjithë te Komisioni juaj të përditësuar me situatën e gjendjes do të na ndihmojë ne që të kemi mundësi të kontrollojmë dhe të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit", tha Ahmetaj.

Nga ana e saj, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka ka sqaruar se është e nevojshme një periudhë kaq e gjatë, nisur nga fakti se me masat lehtësuese pritet që të ketë një rritje të të numrit të infektuarve përgjatë 14 ditëve të ardhme, dhe në këtë formë do të kenë mundësi që ta frenojnë përhapjen.

"Situata fatmirësisht deri në këtë situatë është në kontroll. Ka ardhur momenti që të gjykojmë që këto masa të lirohen, por duke qenë se e gjithë merita është pikërisht te këto masa, lirimi i masave, specialistët presin që të ketë raste të shtuara duke qenë se një pjesë e të prekurve janë asimptomatik, prandaj këto masa do të jenë graduale. Duhet që të presim minimumi dy javë që të vlerësojmë nëse do ketë rritje ose jo, dhe nëse do ketë, që gjasat janë po, dhe që të kthehemi sërish aty. kjo do të na ndihmojë për të vazhduar që të kontrollojmë situatën. Është e domosdoshme që të vazhdojmë ta kontrollojmë", tha Rakacolli.

Të fundit