Flash News

KRYESORE

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bardhi: Jo legjitim, PD e gatshme të kontribuojë në mënyrë transparente

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bardhi: Jo legjitim, PD e gatshme të

Ndërsa nesër paradite pritet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD nuk parashikohet të marrë pjesë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha për Ora News se PD është e gatshme të kontribuojë në mënyrë transpranete, por ky komision sipas tij është ilegjitim.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore ne një mënyre transparente, gjithëpërfshirëse dhe në barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni jo legjitim i reformës zgjedhore”, u shpreh Bardhi.

Më herët, në tryezën e iniciuar nga OSBE, PD shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme, por me kushte dhe propozoi ngritjen e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqësues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

 

Të fundit