Flash News

KRYESORE

Komisioni i Venecias i jep 'jeshilen' vettingut në politikë. Amendohet draft-opinioni

Komisioni i Venecias e ka ndryshuar draft opinionin për Shqipërinë duke i hapur rrugë kështu Kuvendit që të kufizojë të drejtën për t'u zgjedhur të kandidatëve për poste të ndryshme politike, qendrore apo vendore.

Shqetësimi i parë kishte të bënte me një kufizim të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut e cila parashikonte se një individi nuk mund t'i mohohej e drejta për t'u zgjedhur.

Komisoni në ndryshimet e bëra në draftin e parë saktëson se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t'u zgjedhur. Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të kontekstit politik, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.

Amendamentet u miratuan pa kundërshtime, sipas burimeve të Politiko.al.

Të fundit