Flash News

KRYESORE

"Komisioni i Venecias, një mundësi për të ecur përpara", Fatmir Xhafaj reagon pas deklaratës së ambasadores amerikane

"Komisioni i Venecias, një mundësi për të ecur

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj- i cili ka qenë dhe Kryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi- ka reaguar pas deklaratës së Ambasadores amerikane Yuri Kim, referuar Opinionit të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një ri-postimi në Twitter, Xhafaj, duket se bie dakord me mesazhin e ambasadores, e cila ndër të tjera i kërkonte klasës politike shqiptare që të çojë përpara reformën në drejtësi, duke theksuar se me përparimin e saj kjo reformë ka frikësuar të gjithë ata që nuk e duan.

"Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet & udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen & për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë."

"Komisioni i Venecias: Një Mundësi për të Ecur Përpara", thuhet në mesazhin e ambasadores amerikane Kim.

Të fundit