Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore pritet të mblidhet në orën 10.00, ndryshe nga hera e kaluar, sot me dyer të mbyllura.
Në fokus të mbledhjes së sotme është diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor.
Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës nuk do të jenë të pranishëm në tryezës së sotme, pasi refuzuan ftesën e një dite më parë nga bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Mbledhja e sotme vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku opozita jashtëparlamentare, e përfaqësues nga Ivi Kaso, Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani të ndërkombëtarëve.
Ndërkohë, prezenca e një përfaqësuesi nga opozita jashtë parlamentit u pa si një sinjal i parë për nisjen e një bashkëpunimi me mazhorancën, e iniciuar edhe si një kusht nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës dhe integrimin e vendit në BE.
Discussion about this post