Flash News

KRYESORE

Komisioni për shkarkimin e Metës, Manja: Raporti përfundimtar do të jetë gati më 18 korrik

Komisioni për shkarkimin e Metës, Manja: Raporti përfundimtar do

Pas më shumë se tre muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë së COVID-19, Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka zhvilluar mbledhjen e radhës këtë të hënë.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni ka pranuar opinionin e “Venecias” si pjesë e dosjes, opinion ky i cili konstatonte se Meta ka vepruar drejt kur ka pezulluar procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të një anëtari të Kushtetueses.

Po ashtu, Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Metës ka vendosur miratimin e raportit final të hetimit më datën 23 korrik.

Tashmë Komisioni ka administruar provat për veprimet e presidentit, dhe se kreu i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja, bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku. Sipas Manjës, raporti përfundimtar i komisionit do të paraqitet më 18 korrik.

Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

Ulsi Manja: Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij.

Bashkim Fino: Çfarë kuptimi ka të diskutojmë ne sot dhe raporti të dalë më 18, kur do duhet të diskutojmë sërish pas raportit.

Kujtojmë se, Presidenti Meta akuzohet për shkelje të Kushtetutës për shkak të anulimit të dekretit të zgjedhjeve lokale të 30 qershort, si dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit