KRYESORE

Komisioni rekomandon negociatat, ish-ambasadori: Franca do i vendosë veton Shqipërisë

Komisioni rekomandon negociatat, ish-ambasadori: Franca do i vendosë veton

Pasi ka paralajamëruar për veton e Holandës për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati deklaron sot se bllokimi rrezikon të vijë edhe nga Franca.

Në një shkrim të publikuar në ‘Gazetën Shqiptare’ ku flet për rolin e liderit që Parisi kërkon t’i japë Serbisë në rajonin e Ballkanit, Murati njofton se bazuar në burime të besuara diplomatike, Franca ka zgjedhur qëndrimin e bllokimit të hapjes së bisedimeve të Shqipërisë me Brukselin.

“Në diplomaci funksionon edhe shembulli pozitiv, por edhe shembulli negativ. Sepse nuk mendoj se është për t’u duartrokitur qëndrimi i Francës, e cila i krijon Serbisë proruse statusin e shtetit të marrëdhënieve të posaçme dhe i ofron rolin e liderit të rajonit, kurse ndaj Shqipërisë, një shteti me devocion perëndimor dhe me një klasë politike me devocion filofrancez, ka adoptuar sipas burimeve më të fundit të besuara diplomatike qëndrimin e bllokimit të hapjes së bisedimeve të pranimit me BE”, shkruan Murati.

Kjo deklaratë e Muratit vjen në një kohë kur mediat shqiptare dhe ato evropiane kanë zbardhur vendimin në progres-raportin e Komisionit Europian që sugjeron hapjen e negociatave. Gjithsesi, vendimi përfundimtar do të merret në Këshilli i Europës, i cili përbëhet nga drejtuesit e qeverive të Bashkimit Europian dhe ku secili shtet ka të drejtën e vetos.

Vetë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se Tirana po përballet me skepticizmin e Gjermanisë, Francës dhe Holandës sa i përket negociatave.

Të fundit