Flash News

KRYESORE

Komisioni “Tahiri”, Paloka i përvishet ashpër deputetes së PS: “Nuk më tregon mua se si flas, kam dhe një mesazh për Xhafajn”

Komisioni “Tahiri”, Paloka i përvishet ashpër deputetes

Komisioni hetimor për çështjen “Tahiri” ka nisur me debat dhe replika mes anëtarëve të PD dhe PS.

Ka qenë momenti kur kryetari i komisionit, Edi Paloka po tregonte se si institucionet në varësi sipas tij të kryeministrit po përpiqen të pengojnë punën hetimore të komisionit, duke mos vënë në dispozicion informacionet e kërkuara, si nga DSIK, ministria e Drejtësisë, policisë etj. Por, në këtë moment ka ndërhyrë nënkryetarja e komisionit, deputetja e PD, Ermonela Felaj, por Paloka i është kthyer dhe nuk e ka lejuar ta ndërpresë.

“Të gjitha institucionet në varësi të kryeministrit, ministria e Drejtësisë, e Brendshme, Policia e Shtetit, Doganat etj., kanë tentuar të pengojnë hetimin, duke mos u përgjigjur për dokumentet e kërkuara me argumente nga më absurdet”,

Në këtë moment ndërhyn deputetja e PS, Ermonela Felaj, por Paloka i është kthyer menjëherë.

“Nuk më tregoni mua se si flas, unë po vë në dijeni publikun. Kemi kërkuar edhe informacion të paklasifikuar dhe na është refuzuar.  Na kanë thënë se nuk çojmë material pa na garantuar DSIK, që është institucion në varësi të kryeministrit. Madje, edhe ministri Xhafaj na bën leksion dhe na tregon se si funksionon një komision hetimor. Na çon shkresë dhe na pyet: a kemi miratuar plan hetimi apo jo.

Nuk i takona tij dhe askujt të na tregojë si funksion komisioni hetimor, ai ka për detyrë të përgjigjet e të sjellë materialet. Madje, edhe një qytetar i thjeshtë ka të drejtë të kërkojë informacione.  Po kështu, ministria e Drejtësisë na jep arsye nga më absurdet dhe lidhet me mënyrën se si garantohet informacioni i klasifikuar. Kjo është përpjekje për të penguar komisionin në dhënien e informacioneve. Policia e shtetit na garantoi se do na dërgonte përgjigje më 30 prill, por sot data 2 maj dhe asnjë përgjigje nuk është marrë ende, po kështu edhe doganat”, u shpreh Paloka.

Të fundit