Flash News

KRYESORE

Komiteti Ekzekutiv cakton datën, ja kur zgjidhet presidenti i ri i FSHF

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar sot mbledhjen ku është caktuar edhe data për zhvillimin e punimeve të Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar. Zgjedhjet do të zhvillohen më 7 shkurt të këtij viti.

Kjo Asamble këtë radhë përvec pikave të rendit të ditës do të zgjedhë edhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhëshme. Anëtarët e Komitetit përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë.

Deri më tani, vetëm kryetari aktual Armand Duka është kandidati i vetëm në garë, ndërsa vijon të përflitet edhe emri i deputetit të PS, Bashkim Fino, por kandidatura nuk është zyrtarizuar ende nga socialisti.  

Të fundit