Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Komiteti i Helsinkit si OSBE/ODIHR: Dënojmë shit-blerjen e votave në 30 qershor. 11 rekomandime për qeverinë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon nga palët që të nisin dialogun dhe të miratojnë Reformën Zgjedhore me konsensus. KSHH shkruan në naportin e monitorimit të ’30 qershorit’ se rishikimi i sistemit zgjedhor kërkon paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike.
“KShH vlerëson se reforma zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe të dt.30 Qershor 2019. Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në këto zgjedhje nuk u përmbush. Lidhur me sistemin zgjedhor, mendojmë se kjo çështje kërkon një analizë të thelluar, objektive dhe të gjithanshme. Rishikimi i sistemit zgjedhor kërkon paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike, forcimin e demokracisë së tyre të brendshme, ndarjen dhe balancimin e kompetencave të kryetarit të partisë për zgjedhjen e kandidaturave që i propozohen elektoratit. Pavarësisht se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, në mënyrë të veçantë për këtë çështje duhet të ketë konsultime dhe dëgjesa publike me qytetarët që janë aktiv në jetën publike”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, KShH thekson se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm që duhet të lexohet nga të gjithë palët me objektivitet dhe paanshmëri. Por pavarësisht nga kjo, KShH shpreh shqetësimin se situata politike në vend vazhdon të jetë e tensionuar.
KShH “mendon dhe shpreson se mund dhe duhen gjetur rrugët dhe mekanizmat e zgjidhjes së saj. Qytetarët nuk dëshirojnë një përplasje të tilla të vazhdueshme, në një moment kur për ta në rend të ditës duhet të jenë problemet social-ekonomike”.
Ndërsa ka edhe 11 rekomandime për qeverinë, duke kërkuar nxitjen e hetimeve për fenomenin e shit-blerjes së votive.
“Përsa i përket fenomenit të vjedhjes së votës, KShH mendon se ky është një problem që është evidentuar në çdo proces zgjedhor. Mendimi se në këtë drejtim duhen ashpërsuar masat e dënimit penal, edhe pse ato mund të kenë ndonjë efekt pozitiv dhe parandalues, nuk e zgjidh problemin. Kryesore është ndërgjegjësimi i vetë subjekteve zgjedhore, sidomos i partive politike të mëdha, që jo vetëm të mos pajtohen me veprime të tilla, por të dënojnë dhe t’i denoncojnë ato. Del nevoja që në rastet e kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve, hetimi dhe gjykimi i tyre objektiv dhe jo selektiv, i gjithëanshëm, me përparësi dhe brenda një afati sa më të arsyeshëm. Deri tani, ndëshkueshmëria e këtij fenomeni ka qenë e papërfillshme”, shkruan KSHH, konkluzionet e se cilet jane te njejta me qendrimet paraprake te OSBE/ODIH, te prezantuara me 1 korrik nga drejtuesja Audrey Glover.
Rekomandimet e plota:
Edhe pse OSBE/ODIHR-i nuk ka publikuar ende raportin e tij përfundimtar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit 2019, në këtë pjesë të raportit të monitorimit të KShH-së, gjejmë rastin të parashtrojmë disa rekomandime, të cilat mund të shërbejnë në drejtim të përmirësimit të legjislacionit dhe zbatimit të tij, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Praktika ka vërtetuar se është e nevojshme mbështetja në rregulla dhe legjislacion të plotë, të saktë dhe të qartë.
6.1 KShH çmon se është e domosdoshme dhe urgjente që të arrihet dialogu midis partive më të mëdha në vend, që i përkasin mazhorancës dhe opozitës, pasi pa vullnet politik dhe në mungesë të konsensusit konstruktiv nuk mund të kapërcehen kundërshtitë dhe atmosfera e tensionuar politike.
6.2 Edhe këto zgjedhje vërtetuan domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke vërtetuar disa mangësi, paqartësi dhe shkelje të legjislacionit zgjedhor. Këto mund të parandaloheshin nëse në Kodin Zgjedhor do të ishin bërë ndryshimet përkatëse, në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. KShH mendon gjithashtu se në këtë drejtim ka ndikuar negativisht edhe mos pjesëmarrja si subjekt zgjedhor e dy partive më të mëdha opozitare, PD dhe LSI pasi gara zgjedhore është element i kontrollit reciprok.
6.3 KShH vlerëson se reforma zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe të dt.30 Qershor 2019. Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administrates zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në këto zgjedhje nuk u përmbush.
6.4 Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike. Në këtë vështrim mendojmë se duhet të shmanget konsultimi formal dhe të dëgjohet efektivisht mendimi i grupeve të interesit, ekspertëve, si dhe organizatave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
6.5 Lidhur me sistemin zgjedhor, mendojmë se kjo çështje kërkon një analizë të thelluar, objektive dhe të gjithanshme. Rishikimi i sistemit zgjedhor kërkon paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike. Pavarësisht se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, në mënyrë të veçantë për këtë çështje duhet të ketë konsultime dhe dëgjesa publike me qytetarët që janë aktiv në jetën publike.
6.6 Pjesëmarrja e votuesve në Zgjedhjet Vendore të datës 30 Qershor 2019 mori vëmendjen më të madhe. Është e nevojshme që në këtë drejtim rëndësi e veçantë t’i jepet transparencës ndaj publikut, të kritereve që ndjekin partitë politike për të propozuar tek elektorati kandidaturat përkatëse. Po kaq të rëndësishme janë platformat e kandidatëve, të cilat duhet të ofrojnë alternative zgjidhje për problemet me të cilat ndeshen qytetarët. Për kandidatët që deklarohen fitues, platformat e parashtruara nuk duhet të ngelen thjesht në letër, por të ndërmerren përpjekje serioze dhe të ketë angazhim maksimal për realizimin e objektivave të tyre. Në të kundërt besimi i zgjedhësve tek partitë politike do të jetë i ulët dhe kjo do të reflektojë në pjesëmarrjen e ulët të tyre në instrumentin e demokracisë direkte, me anë të të cilit çdo zgjedhës legjitim ushtron të drejtën themelore të votës.
6.7 KShH vëren se vlejnë të rishikohen dispozitat e Kodit Zgjedhor për kandidaturat që propozohen nga subjektet zgjedhore për kryetar bashkie, pasi këto dispozita, në ndryshim nga dispozitat për kandidaturat për anëtar të Këshillit Bashkiak, nuk parashikojnë kuota gjinore për përfaqësimin e gjinisë femër. Kjo ndikoi edhe në përfaqësimin e ulët të femrave gjatë garimit për kryetar bashkie dhe në kandidaturat që u shpallën fituese nga KQZ.
6.8 KShH mendon se roli i KQZ-së duhet të jetë më proaktiv, jo vetëm ditën e votimit dhe të numërimit të votave, por edhe gjatë gjithë periudhës së procesit parazgjedhor. Ndërhyrjet e tij për vënien në vend të ligjit të cënuar duhet të jenë të menjëhershme dhe të ndjeshme, me qëllim që ato të kenë efekte parandaluese. Për KQZ-në transparenca dhe informimi i publikut për çështje që i interesojnë atij, duhet të vlerësohen si detyrim parësor.
6.9 KQZ-ja kur është rasti nuk duhet të hezitojë për marrjen e masave të parashikuara nga nenet 171 (sanksione administrative), neni 172 (sanksione për shkeljen e parimeve të
Kodit), neni 173 (sanksione në lidhje me financimin e fushatës), neni 174 (thyerja e heshtjes zgjedhore) dhe neni 175 (sanksione në lidhje me barazinë gjinore).
6.10 Duke patur parasysh se njohuritë profesionale të anëtarëve të komisioneve zgjedhore luajnë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe faktin se thuajse në të gjitha zgjedhjet janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore të Kodit Zgjedhor si pasojë e mos njohjes së tij, KShH mendon se duhet që ky problem të analizohet seriozisht dhe të përcaktohen format dhe mënyrat, si dhe koha e mjaftueshme për një trajtim cilësor dhe efektiv.
6.11 Përsa i përket fenomenit të vjedhjes së votës, KShH mendon se ky është një problem që është evidentuar në çdo proces zgjedhor. Mendimi se në këtë drejtim duhen ashpërsuar masat e dënimit penal, edhe pse ato mund të kenë ndonjë efekt pozitiv dhe parandalues, nuk e zgjidh problemin. Kryesore është ndërgjegjësimi i vetë subjekteve zgjedhore, sidomos i partive politike të mëdha, që jo vetëm të mos pajtohen me veprime të tilla, por të dënojnë dhe t’i denoncojnë ato. Del nevoja që në rastet e kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve, hetimi dhe gjykimi i tyre objektiv dhe jo selektiv, i gjithëanshëm, me përparësi dhe brenda një afati sa më të arsyeshëm. Deri tani, ndëshkueshmëria e këtij fenomeni ka qenë e papërfillshme.
Ketu gjendet raporti i plote.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38