Flash News

KRYESORE

Komiteti i Konventës së Bernës i kërkon qeverisë të pezullojë ndërtimet e HEC-eve në Lumin Vjosa

Komiteti i Konventës së Bernës i kërkon qeverisë

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i kërkoi sërish qeverisë shqiptare që të pezullojë planet për projektet e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe të Poçemit në lumin Vjosa.  Kjo derisa të bëhen studime për impaktin social dhe të merren të gjitha të dhënat për impaktin strategjik në mjedis. Në mbledhjen që u zhvillua nga data 3 dhjetor deri në 6 dhjetor, u vendos që këto çështje të ngelen të hapura.

Lumi Vjosa është lumi i fundit natyral në Evropë jashtë Rusisë. Deri më tani ai rrjedh pa asnjë pengesë artificiale nga malet Pindi në Greqi, përgjatë rrugës deri në grykëderdhjen në Adriatik.

Në 2018-ën, kur çështja  e Vjosës u hap, komiteti e kishte kërkuar një ndalim të planeve të mëtejshme, por autoritetet shqiptare e injoruan kërkesën.

Kurse këtë vit, komiteti me shqetësim vuri në dukje planet për të modifikuar kufijtë të zonës së mbrojtur Vjosa-Narta (Grykëderdhja e Vjosës, një kandidat për të marrë vlerësimin “Emerald”. Autoritetet shqiptare nuk u paraqitën në këtë mbledhje.

Të fundit