Flash News

KRYESORE

Komiteti i Rajoneve: Zgjerimi duhet të mbetet një prioritet për BE-në

Komiteti i Rajoneve: Zgjerimi duhet të mbetet një prioritet për

Komiteti i Rajoneve ka deklaruar se duhet të kushtohet më shumë vëmendje për të përgatitur qytetet dhe rajonet në Ballkanin Perëndimor për anëtarësimin në BE.

Më 6 dhjetor, Komisioni i Rajoneve i BE-së mirëpriti angazhimin e përtërirë të Komisionit Europian për të zgjeruar Bashkimin Europian në Ballkanin Perëndimor dhe u bëri thirrje qeverive qendrore në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë*1, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi të shtojnë bashkëpunimin e tyre me qeveritë lokale dhe rajonale.

Përshtatja e opinionit, një përgjigje për raportet e zgjerimit të Komisionit Europian e paraqitur në prill, dërgon një mesazh nga liderët lokalë dhe rajonalë të BE-së që liderët e ardhshëm të organeve vendimmarrëse të BE-së, që janë caktuar të marrin postet vitin e ardhshëm, duhet të vazhdojnë ta trajtojnë zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si prioritet.

"Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian sjell ndryshime pozitive dhe të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, megjithëse këto tepër të ngadalta dhe vetëm në disa vende. Ne kemi nevojë për ndryshime më të shpejta, më të gjera dhe më të thella që funksionojnë për qytetarët, që duhet të jenë përfituesit përfundimtarë të të gjithë procesit. Në Komitetin e Rajoneve, ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se zgjerimi i radhës mund të jetë vetëm gjashtë vjet lart, në vitin 2025, dhe se po kushtohet ende vëmendje e pamjaftueshme në dy nivelet e qeverisë, në administratën lokale dhe rajonale, që do të preken nga rreth dy të tretat e legjislacionit të BE-së. BE-ja po ofron mbështetje të çmuar në nivel nënkombëtar, ne mirëpresim nxitjen e re që jep Komisioni për bashkëpunimin ndërkufitar, dhe shtetet e Ballkanit janë gjithnjë e më të ndërgjegjshme se qeveria lokale dhe rajonale do të jetë përgjegjëse për të implementuar shumë prej ndryshimeve që kërkohen nga anëtarësimi në klubin e BE-së. Por, për shembull, nuk ekziston një kapitull specifik në bisedimet e anëtarësimit që i adresohet procesit të decentralizimit, BE-ja ka çaktivizuar disa programe të vlefshme të përdorura në zgjerimet e mëparshme, dhe shtetet në rajon mund të jenë duke decentralizuar përgjegjësitë, por nuk po decentralizojnë mjaftueshëm financimet”, shprehet Franco Iacop (IT/PES), anëtar i Këshillit Rajonal të Rajonit Friuli Venezia Giulia dhe raportues mbi zgjerimin i Komitetit të Rajoneve.\

Z. Iacop, i cili është gjithashtu edhe ai bashkëkryetar i komitetit të përbashkët konsultativ me Serbinë të Komitetit të Rajoneve, vazhdoi: "Ndotja e ajrit po i vret njerëzit në Bosnjë e Hercegovinë, menaxhimi i ndotjeve është problem me përparësi për qytetet në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe turizmi është një burim madhor shprese ekonomike për Serbinë dhe Malin e Zi. Këta janë shembuj problemesh që ndikojnë jetën e përditshme të njerëzve dhe ku autoritetet vendore dhe rajonale kanë një rol kritik. Përvoja tregon se qytetarët do ta gjykojnë BE-në sipas progresit në këto fusha, prandaj është logjike nga ana praktike dhe politike që BE-ja të punojë ngushtë me politikanët vendorë dhe rajonalë në Ballkan shumë kohë përpara se këto vende të bashkohen me BE-në."

Opinioni i Komitetit të Rajoneve përcakton se shteti ligjor, drejtësia, të drejtat themelore dhe respekti për pakicat dhe mbrojtja e tyre "duhet të mbeten në thelb të procesit".

Komiteti i Rajoneve vlerësoi gjithashtu progresin drejt anëtarësimit në BE që kanë bërë vende individuale, nga perspektiva e qeverisjes vendore dhe rajonale. Komiteti i Rajoneve njohu "rezultatet e konsiderueshme" që prej fillimit të bisedimeve të anëtarësimit nga Mali i Zi në vitin 2012, dhe ra dakord se bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë duhet të fillojnë nga mesi i vitit 2019. Anëtarët e Komitetit të Rajoneve thanë se, për t'u bërë pjesë e BE-së deri në datën e synuar që është viti 2025, Serbia duhet vërtet të tregojë "angazhim dhe përpjekje të jashtëzakonshme".

Opinioni bën thirrje që progres-raportet e radhës të analizojnë situatën për autoritetet vendore dhe rajonale dhe të identifikojnë mënyra se si Komisioni Evropian mund të përfshijë me shpejtësi qytetet dhe rajonet. Ai sugjeron, për shembull që Komisioni të përfshijë decentralizimin dhe reformat e qeverisjes vendore në "të gjitha takimet bilaterale", të përshtatë "metodat operacionale ad hoc" në mënyrë që të mund të përdoren mekanizmat e binjakëzimit dhe të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX) prej qyteteve dhe rajoneve, dhe t'u japë qeverive vendore dhe rajonale akses në një program (SIGMA) të fokusuar në qeverisjen e mirë.

Anëtarët e Komitetit të Rajoneve dhe partnerët e tyre në Ballkanin Perëndimor i kishin diskutuar tashmë raportet e zgjerimit të Komisionit Evropian me Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, në Ditën e Zgjerimit të Komitetit të Rajoneve në maj. Që prej asaj kohe, anëtarët e Komitetit të Rajoneve kanë takuar homologët në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi dhe Turqi, si pjesë e programeve të tyre të punës. Secili takim është fokusuar në problemet praktike të identifikuara si prioritete nga qytetet dhe vendet në rajon. Dita e Zgjerimit e radhës do të zhvillohet në Bruksel më 18-19 qershor 2019, pak përpara se liderët e BE-së të vendosin nëse do të hapin negociatat me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Opinioni i Komitetit të Rajoneve plotëson rivlerësimin e Komitetit të Rajoneve në mars 2018 për mënyrat e integrimit të autoriteteve lokale dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor në nismat makro-rajonale, ndërkufitare dhe të tjera transnacionale të BE-së.

Të fundit