Flash News

KRYESORE

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: Asnjë aktivitet sportiv në Spanjë deri sa të pranojnë Kosovën

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: Asnjë aktivitet sportiv në

Vendimi i autoriteteve spanjolle për të mos lejuar simbolet e Republikës së Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë, i ka kushtuar shumë shtetit iberik.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka kërkuar së fundmi që asnjë aktivitet sportiv ndërkombëtar të mos organizohet në Spanjë deri sa ky vend të trajtojë në mënyrë të barabartë atletët kosovarë me ata të shteteve të tjera.

“Nëse qeveria spanjolle nuk është në kushtet për të garantuar qasje jo vetëm për Kosovën, por për çdo atlet në garë, ne duhet të paralajmërojmë të gjitha federatat ndërkombëtare që, deri sa çështja të zgjidhet, nuk duhet të organizojnë gara ndërkombëtare në Spanjë”, ka deklaruar Pere Miro, drejtues i lartë në ‘KON’.

Kosova është pranuar në vitin 2014-të si anëtare me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por sportistët kosovarë janë përballur shpesh herë me pengesa në aktivitetet e organizuara në shtete që nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Të fundit