Flash News

KRYESORE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se procesi i vetingut po ecën me ritme të ngadalta

Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se procesi i vetingut po ecën me

Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se procesi i vetingut po ecën me ritme të ngadalta, pasi vetëm 27 % e subjekteve e kanë kaluar fazën e parë. Ky proces ka nisur prej dy vitesh, ku janë kontrolluar 223 gjyqtarë.

Janë larguar nga sistemi i drejtësisë 125 gjyqtarë e prokurorë. 83 magjistratë janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur u Kualifikimit, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. Kurse KPK ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë.

35 magjistratë janë shkarkuar për pasurinë e pajustifikuar, 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter.

2 vjet pas fillimit të vetingut; 97 magjistratë kanë kaluar të gjitha verifikimet e janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, 40 prej tyre janë gjyqtarë dhe 48 janë prokurorë.

Ndërsa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë kryer 102 ankime. Pjesën më të madhe të ankimeve në Kolegj e kanë bërë vetë subjektet e rivlerësimit, 73 raste; ndërsa Komisioneri Publik ka ankimuar 29 vendime të shkallës së parë, KPK.

Që prej fillimit të punës Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë 46 vendime. Në vetëm në 9 raste Kolegji e ka ndryshuar vendimin e KPK-së.

Të fundit